Tripoli, 7 prill – Në afërsi të Tripolit dje pati përleshje të reja mes forcave proqeveritare dhe atyre kryengritëse nga Libia lindore, të cilët i kryeson komandanti Kalifa Haftar.
Siç lajmëroi BBC, duke iu referuar raportimeve nga vendi i ngjarjes, përleshjet mes forcave të Haftarot dhe ushtarëve proqeveritarë po zhvillohen në tre paralagje në pjesën jugore të Tripolit, ku ndodhet selia e Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht.
Forcat e KB-së në kryeqytet janë në gjendje të gatishmërisë së rritur.
Armata nacionale libiane (LNA), jo e njohur ndërkombëtarisht, paraprakisht kumtoi se e ka marrë kontrollin ndaj aeroportit në paralagjen e Tripolit.