Bruksel, 30 nëntor – Policia belge sot është ndeshur me qindra demonstrues të veshur me jelekë të verdhë, të cilët e bllokuan qendrën e Brukselit, duke protestuar për shkak të tatimeve të larta dhe shpenzimeve për jetë.
Siç lajmëruan mediat belge, deri tek incidenti erdhi kur një pjesë e pjesëmarrësve në protestë filluan të gjuanin me gurë dhe fishekzjare ndaj policisë, që e siguronin tubimin. Në agresivitetin e sjelljes së një pjese të demonstruesve, policia u kundërpërgjigj me topa uji dhe gaz lotsjellës.
Sipas burimeve policore, deri më tani janë arrestuar rreth 60 demonstrues, për shkak të “veshjes së gjërave të ndaluara”.
Protestat filluan qetë kur demonstruesit u mblodhën në afërsi të selisë së Qeverisë dhe Parlamentit në Belgjikë, pas çka e bllokuan komunikacionin në disa rrugë në qendër të Brukselit.
Jelekët e verdhë u bënë simbol i pakënaqësisë së tatimeve të larta, pasi filluan t’i mbajnë pjesëmarrësit e protestave në Francë.
Përfaqësuesi i policisë së Brukselit kumtoi se kryeministri belg Sharl Mishel ka paralajmëruar se është i gatshëm të bisedojë me përfaqësuesit e demonstratave, por më vonë Qeveria e mohoi këtë.
Përveç në Bruksel, protesta të “jelekëve të verdhë” janë mbajtur edhe në afërsi të Sharloa, që gjendet 60 kilometra në jug të kryeqytetit belg.