Islamabad, 5 dhjetor – Dy ushtarë e humbën jetën, si dhe dy kryengritës talebanë, pasi njësitë ushtarake kanë hyrë në strehimoren e tyre në kufirin me Afganistanin, kumtoi ushtria pakistaneze.
Deri më tani nuk janë kumtuar detaje nga aksioni, i cili është kryer në rajonin e Vaziristanit të Veriut.
Talibanët muajt e fundit i përforcuan sulmet mbi forcat e sigurisë në rajon.
Ushtria pretendon se me sulmin e fundit e ka pastruar zonën në të cilën pjesëtarë të grupeve militante përpiqeshin të riorganizoheshin, ndërsa aksioni shkaktoi frikë midis popullatës.(koha.mk)