Protestat e “jelekëve të verdhë” sot në Francë filluan në mënyrë dramatike, me arrestimin e 320 personave dhe hedhje të gazit lotsjellës. Në rrugë janë sistemuar 89.000 policë dhe autoblinda të xhandarmerisë franceze.
Policia franceze kumtoi se sot në mëngjes si masë parandaluese janë arrestuar 320 persona nën dyshimin se kanë planifikuar dhunë ndaj njerëzve apo shkatërrimin e objekteve. Arrestimet parandaluese janë zbatuar gjatë kontrollit të dokumenteve personale dhe kontrollit të protestuesve në pikat kryesore ku sot në mëngjes po tubohen.
Në disa pjesë të Parisit ka ardhur deri te përleshja mes policëve dhe protestuesve, pas çka forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës. Në tentimin të arrijnë te Pallati i Eliseut u penguan nga forcat e policisë, pas çka shpërthyen përleshjet.