Mineapolis, 28 maj – Policia dhe demonstrantët në Mineapolis u përleshën natën e dytë me rradhë gjatë protestave për shkak të vdekjes së afroamerikanit Xhorxh Flojd, i cili vdiq të hënën gjatë arrestimit policor.
Një pjesë e policisë, e cila ishte sistemuar në kulme, përdori gaz lotsjellës, plumba plastike dhe bomba tymi për t’i dëbuar demonstrantët, të cilët i gjuanin policisë gurë, shishe me ujë dhe gjëra tjera.
Protestat filluan disa orë prejse prefekti i Mineapolis, Xhejkob Frej i bëri thirrje prokurorisë të dorëzojë padi penale kundër policit, i cili në video-incizim shihet se si gjurin e ka vendosur në qafën e Flojd, i cili është ankuar se nuk mund të marrë frymë dhe ka vdekur.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp shkruajti në Tuiter se i ka bërë thirrje Zyrës federative të hetimit (FBI)ta përshpejtojë hetimin ,duke shtuar se e vlerëson punën e forcave policore lokale.