Rio de Zhanejro, 1 qershor – Policia braziliane mbrëmë në Sao Paolo ka përdorur gaz lot sjellës, për t’i shpërndarë ithtarët dhe kundërshtarët e presidentit brazilian Zhair Bolsorado.
Disa qindra tifozë të klubeve të futbollit në qytetin më të madh brazilian protestuan kundër Bolsorados, ndërsa gjatë marshit protestues, disa kanë brohoritur “demokraci”. Deri tek konflikti erdhi kur u shfaq një grup i ithtarëve të Bolsorados të cilët mbanin flamur neonacist, transmetuan mediumet amerikane.
Sekreti ekzekutiv i policisë ushtarake, Alvaro Barista Kamilo deklaroi se ithtarët e Bolsonaros shpesh herë tubohen për ta mbështetur shefin e shtetit dhe se policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj kundërshtarëve të presidentit, sepse ishte rëndë për t’i dëbuar.
Tani për tani nuk dihet nëse ka demonstrues të arrestuar ose të lënduar të të dyja palëve,
Mediumet amerikane njoftojnë se përleshje mes ithtarëve dhe kundërshtarëve të Bolsonaros, gjithashtu, pa pasur edhe në Rio de Zhanejro.
Pothuajse gjysmë milionë e brazilianëve deri më tani janë të infektuar me koronavirus, ndërsa më shumë se 28.000 kanë ndërruar jetë.