Përleshje me thika në qendër të Pejës, ka të lënduar

26

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sonte në qytetin e Pejës.

Sonte në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës ka ndodhur një përleshje mes disa personave.

Në incident është përfshirë edhe një person i m’itur, i cili ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i ftohtë, thikë.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Të dyshuarit tanimë të njohur për policinë janë në arrati dhe policia po bën të pamundurën për t’i kapur”, deklaroi ai.

Comments are closed.