Një përleshje me armë zjarri ka tronditur Elbasanin mbrëmjen e kësaj të shtune. Sipas ABC News, 3 persona kanë humbur jetën, një prej të cilëve dyshohet se është një shtetas kolumbian.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00, pranë Metalurgjikut. Shtetasi i huaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa 2 personat e tjerë, ndërruan jetë gjatë kohës që transportoheshin drejt spitalit të Elbasanit. 3 viktimat mësohet se udhëtonin me makinë, kur persona të pa identifikuar hapën zjarr në drejtim të tyre.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe pritet që më shumë detaje të kemi në vijim. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, si dhe ato RENEA. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.