Mbrëmë, rrethës orës 01:00, në zonën e Vrbovskos në Kroaci, pati një përleshje të madhe mes tifoëve të “Torcida” dhe “Armada”. Nga këto përleshje, një 18-vjeçar pësoi lëndime dhe më pas u dërgua në spital, shkruan Zëri.info.
Tifozët e Hajduk thuhet se ishin drejtuar nga Koprivnica drejt në Rijeka, dhe në kthimin e tyre vendosën t’i presin tifozët e Rijekas në Vrbovski.
18-vjeçari i lartëcekur pësoi lëndime të rënda, derisa kishte edhe të tjerë që morën lëndime trupore.
“Mbrëmë rreth orës 01:00 kishte një përleshje që prishi rendin publik, ku ishin të përfshirë disa persona. Një shtetas kroat 18-vjeçar u lëndua rëndë derisa u dërgua në spital. Tashmë ka nisur një proces hetimor për identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.