Përleshja në Hajvali, arrestohet i dyshuari që gjuajti me armë zjarri

31

Është arrestuar personi i dyshuari i cili në përleshjen që ndodhi sonte në Hajvali, në ikje e sipër kishte përdorur edhe armën e zjarrit.

Polici me këtë rast e ka konfiskuar edhe armën me të cilën ka gjuajtur i dyshuari.

Kështu për Klan Kosova tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar, si dhe ka konfiskuar armën e cila dyshohet të jetë përdorë në rast.Ndaj të dyshuarit në koordinim me prokurorin po kryhen veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”.