Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp kanë pasur një konfrontim mes vete në sfidën që u zhvillua në “Old Trafford”. Kjo ndodhi për shkak të ndërhyrjes së Ander Herreras në Roberto Firminon, i cili kapi për fanelle lojtarin e Liverpoolit në një aksion që premtonte shumë për “Të Kuqtë”, transmeton Gazeta Express. Kjo nuk i ka pëlqyer Kloppit, i cili për një moment po diskutonte me Jose Mourinho dhe assesi të pajtohej me atë ndërhyrje. Manchester United e Liverpool ndan pikët duke barazuar 1:1 në “Old Trafford”.