Policia e Shkupit është dashur të intervenojë pasi përleshja mes fqinjëve është shndërruar në rrahje.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 20 në rrugën “Gernika-1” në Draçev.
Sipas raportit policor, mes vete janë përleshur D.S (58), Zh.S (32) dhe T.V (51) nga njëra anë dhe S.S (31) S.S (22) dhe M.S (42) nga ana tjetër.
Arsyeja e përleshjes ka qenë shfrytëzimi i rrugës deri tek shtëpitë e tyre.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.