Futbollisti i Rijekës, Robert Muriç, po shijon një moment të shkurtër fame pas një goli fantastik të shënuar këtë fundjavë në takimin kundër skuadrës së Varazhdinit. Mesfushori me tipare sulmuese bën të pamundurën duke dribluar 3 lojtarë në një hapësirë tejet të vogël.
I scrolled through Instagram and my heart made a little jump when I saw this goal of Robert Muric. 23 years of age now, but a gifted footballer, who sadly is too inconsistent to make it at the big time. pic.twitter.com/SjKfDPopv8
— Sjors van Veen (@SjorsvVeen) July 22, 2019
Goli është krahasuar me “perlën” e Zllatan Ibrahimoviç në vitin 2004, ku suedezi asokohe pjesë e Ajaks shënoi një gol fantastik ndaj NAC Bredës. Muriç më pas shënoi një tjetër gol në këtë takim, duke ekzekutuar perfekt një goditje dënimi.