Përkujtohet Nënë Tereza! Institucionalizohet departamenti për ta dokumentuar veprën e saj

58

Dyzet vjet më parë nobelistja e paqes Anjezë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza u shpall qytetare nderi i Shkupit. Sot, pas katërdhjetëvjetësh, në vendin ku gjendet shtëpia ku lindi ajo në qendër të Shkupit, u vendosën lule.

Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve njoftoi se departamenti i cili do të duhet të grumbullojë dhe arkivojë kujtime për Nënën Terezën tashmë ishte regjistruar edhe në Regjistrin Qendror. Ka marrë tiparin e një institucioni shtetëror.

“Do të merret me studime dhe kultivimin e shumëanshëm të figurës dhe veprës së Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Terezës, duke e ngritur në shkallë institucionale kulturën e mbamendjes kolektive”, tha Skender Asani.

Vendimi për institucionalizimin e departamentit u dorëzua në fushatë zgjedhore, nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Pllaka përkujtimore tashmë reflektonte preardhjen e saj, sepse shkruante edhe në shqip, por që të vendosen lulet në pllakën përkujtimore duhej të shkilej bari, sepse ende nuk është krijuar shtegu që të dërgon deri te ajo.

Por, nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore dhe Shoqata humanitare “Nëna Tereza” në Strugë edhe sot kërkuan që të krijohet shtegu deri te pllaka përkujtimore.

“Në fund shpresoj se do të ketë zgjidhje të shpejtë për regullim të pllakës përkujtimore dhe hapësirës nga ana e Qytetit”, u tha nga Shoqata “Nënë Tereza”.

Nevoja për formimin e një shtegu që do të mundësonte qasje deri te pllaka erdhi pasi hapësira para pllakës u mbulua me gjelbërim.

Comments are closed.