Shkup, 19 mars – Nëntëdhjetë pensionistë nga komuna e Qendrës do të marrin përkujdesje mjekësore dhe ndihmë me projektin “Qendra kujdeset për të moshuarit, vazhdimin e së cilës komuna e paralajmëron për muajin e ardhshëm. Pensionistët e interesuar banorë të komunës së Qendrës për t’u përfshirë në projekt nga e premtja (23 mars) do të mund të dorëzojnë aplikacion dhe dokumente në arkivin komunal.
Aplikuesit ose të afërmit e tyre, duhet të dorëzojnë kopje nga karta e identitetit, nga vërtetimi për pension dhe dokument mjekësor për gjendjen shëndetësore. Aplikimet do t’i kontrollojë komisioni profesional, i cili gjatë zgjedhjes do të mbajë llogari për statusin social, gjendjen financiare dhe shëndetësore të personit i cili aplikon për ndihmë.
Kujdestarët e licencuar do t’i vizitojnë personat tri herë në javë. Këtë vit është paraparë buxhet më i madh për projektin dhe në kërkesë të qytetarëve, personat e moshuar në dispozicion do të kenë edhe fizioterapeut, infermiere dhe psikolog varësisht nevojave të shfrytëzuesve, paralajmëroi komuna.