Athinë, 10 korrik – Përkufizim të pasojave negative të Marrëveshjes së Prespës dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor janë një pjesë e shtatë prioritetet urgjente të Qeverisë greke lidhur me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kirjakos Micotakis në seancën e sotme të parë të Qeverisë çdo ministrie u ndau nga një zarf/dosje të kaltër që ka të bëjë në qëllimet e çdo ministrie, por edhe të çështjeve të pazgjidhura dhe të obligimeve që i ka lënë qeveria paraprake”.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme zgjidhje strategjike është “përforcimi i pozicionit të Greqisë në botë”. Prioritetet urgjente qeveritare, siç publikoi MIA janë: sendërtimi i përvojës greke në Bashkimin Evropian me kontribut thelbësor në diskutimin institucional për të ardhmen e (Bregzitit, mbrojtjes etj.), përforcim të lidhjeve të vendit me aleatët tradicional dhe njëkohësisht mbajtjen e kanaleve të hapura për komunikim dhe bashkëpunim ndërkombëtar nën kushte të respektimit të ndërsjellë dhe interes stabilizimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes promovimit të perspektivës së tyre evropiane, përkufizim të pasojave negative të Marrëveshjes së Prespës, integrim të strukturave të veçanta për ekstroversion në një strukturë të vetme (formim të strukturës në Ministrinë e Punëve të Jashtme) dhe mbështetje të ekstroversitetit të bizneseve (kthim të shpejtë të TVSH-së, orari i punës së doganave etj.).
Çdo Ministri ka qëllime dhe strategji të veta që duhet të arrihen. Së bashku me strategjinë për çdo ministri, siç tha në mëngjes Micotakis në seancën e parë qeveritare, në zarfet-dosjet deri te ministritë ka edhe “program me aktivitete deri në dhjetor, plan gjashtëmujor me nisma, si dhe formular special me ide dhe propozime” të ministrave në prag të prezantimit të programit qeveritar në Parlament dhe sqaroi se ekziston sistem elektronik për ndjekjen e progresit në çdo fushë.