Sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski, i cili është për një vizitë pune në Kanada, përkundër takimeve në ministrinë e Jashtme kanadeze pati takime edhe me Brajan Mej, deputet i Grupit Ndërparlamentar për Miqësi me vendin tonë në Parlamentin Kanadez, si dhe me kryetarin dhe nënkryetarin e Asociacionit të NATO-s në Kanada, Robert Beins dhe Majkëll Uord.
Në bisedimet me kryetarin e Grupit të Miqësisë Ndërparlamentare Brajan Mej, njoftoi Ministria e Jashtme, u konstatua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm midis dy parlamenteve në vitet e fundit, ndërsa u theksuan edhe pritjet për përshpejtimin e procedurës për ratifikimin e protokollit të pranimit në NATO në parlamentin kanadez. U diskutua gjithashtu për mundësinë e forcimit të bashkëpunimit midis dy parlamenteve në periudhën e ardhshme.
“Në takimin e tij me Robert Beins dhe Majkëll Uord u shpreh gatishmëria e NATO asociacionit të Kandasë për angazhimin intensiv në promovimin publik për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të NATO-s një Parlamentin e Kanadasë”, citohet në njoftim.
Gjatë qëndrimit, sekretari i shtetit Dimovski, realizoi takim edhe me Xhim Boston, kryebashkiakun e Otavës në të cilin u transmetua interesi i qytetit të Shkupit për vendosjen e bashkëpunimit me Otavën, kryeqytetin e Kandasë.(koha.mk)