Meksikë, 3 prill – Kompania meksikane e birrës “Korona” bëri të ditur se përkohësisht e ndërpret prodhimin e kësaj pije të njohur botërisht. Vendimi hyn në fuqi të dielën.
Qeveria e Meksikës këtë javë shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të epidemisë së koronavirusit dhe urdhëroi ndërprerje të aktiviteteve të prodhimeve jo thelbësore në shtet.
Sipas të dhënave të fundit, në Meksikë ka 1.510 persona të sëmurë nga koronavirusi, ndërsa 50 kanë vdekur. Birra më e njohur meksikane “Korona” eksportohet në 180 vende në mbarë botën.