Prej sot përkohësisht nuk do të qarkullojnë trenat nr. 543 në relacionin Shkup-Manastir, i cili nga Shkupi niset në orën 17:10 dhe nr. 540 në relacionin Manastir – Shkup, i cili nga Manastiri, sipas itinerarit niset në orën 05:25, kumtoi HM Transporti.
Sipas HM Transporti, hqeja e përkohshme e trenave bëhet për shkak se pasndërprerjes disaditëshe të komunikacionit hekurudhor, për kyçke të të gjitha kapaciteteve të parkut të trenave, për shkaqe teknike-teknologjike nevojitet periudhë e caktuar kohore.
Të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë mbi dy javë protestuan me ndërprerje të plotë të komunikacionin të udhëtarëve dhe mallrave. Protesta u ndërpre dje pasdite kur filluan të qarkullojnë trenat ngarkues, ndërsa prej sot funksionon edhe transporti hekurudhor i udhëtarëve.