Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se nga nesër do të mbyllen të gjitha e çerdhet publike dhe ato private në vend.
Por fëmijët nga mosha 0-6 vjeç do të kenë mundësi të vazhdojnë aktivitete e tyre përmes platformës ditore “Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në Fëmijërinë e Hershme për moshën 0-6 vjeç”.
Sipas MSH-së, kjo platformë do të publikohet deri në fund të muajit korrik dhe është lehtë e realizueshme me ndihmën e prindërve dhe edukatorëve.
“MASH do të vazhdojë të plasojë aktivitetet. Në vazhdimësi, ne do t’iu njoftojmë për vendime të reja përmes Drejtorive Komunale të Arsimit si dhe përmes Platformës ‘Edukimi në Distancë’. Duke ju dëshiruar shëndet, MASH bën thirrje t’i përmbaheni masave të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës në parandalimin e Covid-19”, thuhet në njoftim.