Diskriminimi i bazuar në etni, fe, gjini dhe orientim seksual jo vetëm që mbetet problem në Maqedoninë e Veriut, por gjithashtu është përkeqësuar me pandeminë. “Anëtarët e komunitetit shqiptar shpesh kanë qenë shënjestra e gjuhës së urrejtjes dhe keqinformimit në rrjetet sociale”, thekson “Amnesti Internashënëll”, duke cituar të dhëna nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i cili gjeti një rritje prej 80 për qind të gjuhës së urrejtjes islamofobike para zgjedhjeve të korrikut
Bruksel, 8 prill – Raporti vjetor i “Amnesti Internashënëll” për gjendjen e të drejtave të njeriut në vitin 2020 thotë se po përkeqësohet pothuajse kudo në botë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut veçanërisht të prekura gratë, pjesëtarët e komunitetit rom dhe grupe të tjera të margjinalizuara si LGBTI. “Pavarësisht zbatimit të reformave të kërkuara nga Komisioni Evropian, situata mbetet situatë shqetësuese në disa fusha: mosndëshkimi, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi ndaj grave dhe romëve, si dhe personave LGBTI. Edhe këtë vit, refugjatët dhe migrantët u mbajtën në mënyrë të paligjshme dhe u dëbuan me force”, paralajmëron “Amnesti Internashënëll” në pjesën për Maqedoninë e Veriut.
Raporti nënvizon situatën pasi gjendja e jashtëzakonshme u deklarua në vend vitin e kaluar nga mesi i marsit deri në zgjedhjet në korrik, si dhe orën policore, por vlerësoi se ndalimi i tubimeve fetare u zbatua në mënyrë selektive. “Amnesti” tregon se Maqedonia e Veriut ka zvogëluar buxhetin për sektorin joqeveritar me 525 mijë euro, gjë që rrezikon aftësinë e këtyre organizatave për të ofruar shërbime thelbësore në kohë krize. Për sa i përket gjyqësorit, organizata është kritike për faktin se gjykatat nuk kanë punuar minimalisht dhe nuk ka pasur progres në procedurat gjyqësore në lidhje me shkeljet e kufizimeve të Kovid-19. Diskriminimi i bazuar në etni, fe, gjini dhe orientim seksual jo vetëm që mbetet problem në Maqedoninë e Veriut, por gjithashtu është përkeqësuar me pandeminë. “Anëtarët e komunitetit shqiptar shpesh kanë qenë shënjestra e gjuhës së urrejtjes dhe keqinformimit në rrjetet sociale”, thekson “Amnesti Internashënëll”, duke cituar të dhëna nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i cili gjeti një rritje prej 80 për qind të gjuhës së urrejtjes islamofobike para zgjedhjeve të korrikut, janë ngritur pesë procese gjyqësore gjatë atij muaji për nxitje të urrejtjes.
Gratë edhe më tej mbeten një kategori e cenueshme në Maqedoninë e Veriore, veçanërisht në vendin e punës gjatë pandemisë. “Autoritetet nuk morën masa për të ndihmuar prindërit që punojnë për të përballuar pasojat e pandemisë. Gratë ishin veçanërisht të prekura, dhe disa u ishin mbajtur në mënyrë të paligjshme një pjesë e pagës së tyre kur ato mungonin në punë”, thuhet në raport. “Amnisti” gjithashtu i referohet industrisë së tekstilit ku gratë përballen me kërcënime për pushim nga puna, kërcënime se kontrata e tyre e punës nuk do të rinovohet, dhe punëtorët e tekstilit u detyruan të shkojnë në punë për fundjavë në Shtip, gjatë orës policore. Madje, në Raport thuhet se Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk i ka zbatuar plotësisht rekomandimet për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve viktima të dhunës. U kritikua edhe fakti që Qendrat shtetërore për shëndetin seksual dhe riprodhues nuk mund të ofronin shërbimet e zakonshme gjatë pandemisë, ndërsa rastet e grave në situata të vështira u morën nga organizata joqeveritare HERA. Përfundimisht, Maqedonia e Veriore ka dështuar në fushën e të drejtave të refugjatëve dhe migrantëve, sipas organizatës për të drejtat e njeriut “Amnesti Interneshënëll”.