Duke dalë nga errësira, në dritën e parë të agimit të sotëm u zbulua për fansat anembanë botës, me një video të porositur posaçërisht për të shënuar këtë rast, statuja e Sergio Agueros. Ajo plotëson një trinitet së bashku me Vincent Kompany dhe David Silva, duke përkujtuar një epokë përcaktuese për klubin nga “Etihad”.
E vendosur në anën lindore të stadiumit, statuja në shkallë të gjerë e Agueros u krijua nga skulptori Andy Scott dhe është ndërtuar duke përdorur mijëra copa çeliku të galvanizuar. Gjatë natës, statuja e Agueros dhe ato të Kompany e Silva do të ndriçohen posaçërisht me ndriçimin e lyer blu.
Scott, i cili është një nga skulptorët më të respektuar të brezit të tij dhe njihet për pjesët figurative në shkallë të gjerë, krijoi statujën e Agueros tërësisht nga studioja e tij në Filadelfia, përpara se ajo të transportohej në Manchester në fillim të këtij muaji nga “Etihad Cargo”.
E instaluar tani në stadiumin “Etihad”, statuja e përhershme e Agueros feston kontributin e tij të jashtëzakonshëm në suksesin e klubit, dhe në veçanti rolin e tij kryesor në atë që ishte padyshim një nga momentet më të mëdha në historinë sportive, për të cilën do të mbahet mend përjetësisht nga Manchester City. Goli i tij i minutës së 94-t ndaj QPR ktheu titullin te “qytetarët” pas 44 vitesh. Trajner asokohe ishte Robeto Mancini.
Duke komentuar statujën e Sergio Agueros pas instalimit të saj në stadiumin Etihad, Kryetari i Manchester City, Khaldoon Al Mubarak tha: “Kontributi i Sergio Agueros te Manchester City erdhi në një epokë përcaktuese për klubin. Ky kontribut nuk mund të mbivlerësohet. Ai është pa dyshim një nga lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë këtu.
Kur tifozët tanë mendojnë për Sergio, ata tërhiqen menjëherë nga momenti ikonik i 93:20 dhe goli që i siguroi klubit titullin e parë të Premier League në 44 vite. Siç tregon rekordi prej 260 golash në klubin tonë, trashëgimia dhe ndikimi i tij te Manchester City shkojnë shumë përtej kësaj.
Është me vend që Sergio përjetësohet me një statujë të tijën si shenjë kremtimi dhe nderimi i arritjeve në një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së pasur dhe të gjatë të Manchester City”.
We are delighted to unveil a permanent statue of Club legend @aguerosergiokun at the Etihad Stadium on the tenth anniversary of 93:20! 💙#ManCity pic.twitter.com/NUoyPyAMBm
— Manchester City (@ManCity) May 13, 2022