Cleveland arriti fitoren e 9-të radhazi në kampionat, duke u ngjitur në vendin e tretë në Konferencës e Lindjes, por lajmi kryesor i këtij takimi dhe i ditës së sotme në NBA është përjashtimi i yllit të këtij ekipi LeBron James. Në fundin e periodës së tretë, lojtari i Cavaliers pati një debat të ashpër me gjyqtarin, për një faull të mos dhënë në adresë të lojtarit. Ai depërton në koshin e Miami, me Johnson dhe Waiters që shkojnë në kontakt me të, por gjyqtari nuk vërshellen, duke shkaktuar pakënqësi te James, që debaton me gjyqtarin Kane Fitzgerald.
Sipas gjyqtarit, lojtari përdori një fjalor fyes, duke i dhënë teknike përjashtimi, duke hyrë në histori si gjyqtari i parë që dërgon “mbretin” LeBron James në dhomat e zhveshjes para përfundimit të kohës së rregullt. Dhe kjo gjë ndodh pas 1082 ndeshjes në NBA për LeBron, një lojtar që gjithnjë është dalluar për korrektesën e tij në parket, por që për herë të parë përjashtohet nga loja. Kjo gjë ndodhi me Cavaliers që udhëhiqnin me 23 pikë dhe nuk ndikoi në rezultatin final (108-97 për Cleveland), ndërsa LeBron e mbylli këtë ndeshje me 23 pikë.