Një pakistanez, baba i tre fëmijëve, i paaftë për të mbajtur një punë për shkak të duarve të tij gjigante po detyrohet të dalë rrugëve për të kërkuar lëmoshë, që të ushqejë familjen e tij. Ashraf-ud-din, 70 vjeçar nga Karaçi, Pakistan, ka vuajtur nga gjendja e tij e rrallë ‘Makrodaktilia’ gjatë gjithë jetës së tij- një formë e lindur e gjigantizmit, raporton Daily Mail. Pavarësisht se ishte i punësuar dhe punonte në një restorant, ai u shkarkua pasi konsumatorët refuzuan të pranonin ushqim nga ai. Përpjekje të shumta për të gjetur një punë tjetër kanë rezultuar të pasuksesshme, duke e lënë atë të dëshpëruar për t’u siguruar mirëqenie fëmijëve, nga të cilët më i riu është veç 18 muajsh. Koha e tij e kaluar në rrugë, ku ai lypë për nëntë orë në ditë dhe fiton afër 3 euro, përshkruhet edhe nga të huajt që e tallin.
Përjashtohet nga puna sepse ka duar gjigante (FOTO)
Leave a comment