Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka skualifikuar përgjithnjë nga sporti 4 sportistë rusë të garave me ski dhe ka fshirë të gjitha rezultatet e tyre të arritura përgjatë karrierës, duke i akuzuar për përdorim të substancave të ndaluara. Lajmi konfirmohet nga Agjensia Ruse e Lajmeve (TASS), që i referohet burimeve pranë olimpizmit rus. Katër sportistët që janë përjashtuar nga sporti janë Maxim Vylegzhanin, Alexey Petukhov, Julia Ivanova e Evgenia Shapovalova.
Ata kanë përdorur substance të ndaluara në Lojërat Olimpike të sochi, katër vite më parë. Me këta 4 sportistë, shkon në 6 numri i skiatorëve rusë të përjashtuar gjithnjë nga sporti, pasi më 1 nëntor janë dënuar edhe Alexander Legkov dhe Evgeniy Belov, gjithashtu të akuzuar për doping gjatë Olimpiadës dimërore të zhvilluar në Rusi.