Një vajzë ka deklaruar se familja e saj ishte nxjerrë jashtë nga fluturimi i Alaska Airlines në Seattle, sepse vëllai i saj me sindromën Down volli në avion. Djali adoleshent ishte në fluturimin 779 në St. Louis të hënën, kur stjuardesat i kërkuan atij dhe prindërve të tij për të dalë nga avioni, sipas asaj që ka deklaruar motra e tij Meaghan Hess.
“Pas hyrjes në avion, Patrick volli pak dhe punonjësit e linjës ajrore e nxorrën familjen time jashtë fluturimit”, tha Hess, e cila nuk po udhëtonte me familjen e saj, sipas NBC News.
Sipas Daily Mail, linja ajrore u rezervoi atyre një fluturim të nesërmen po nuk mbuluan shpenzimet për akomodimin e tyre në hotel gjatë asaj nate.
Zëdhënësja e Alaska Airlines më vonë deklaroi se kjo ishte çështje e shëndetit publik dhe sigurisë. “Familja nuk ishte në gjendje të udhëtonte sepse djali i tyre ishte dukshëm sëmurë”, tha ajo.
Nga ana tjetër, motra e tij beson se vëllai i saj ishte viktimë e diskriminimit për shkak të aftësisë së kufizuar.
Kjo ngjarje vjen pas një seri skandalesh që kanë tronditur industrinë ajrore, duke përfshirë edhe rastin e një mjeku 69-vjeçar David Dao të cilin e nxorrën me forcë, në mënyrë brutale, nga një fluturim i United Airlines. Ai u nxorr nga avioni fluturimi për shkak se nuk kishte hapësirë për të gjithë pasagjerët.