Trajneri i Inter Luciano Spalletti ka një vetëbesim të madh pas fitores 3-2 ndaj Sampdoria-s dhe gjatë një interviste për InterTV është shprehur: “Fituam një ndeshje të rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë. “Por luajtëm shumë mirë, një ndeshje të madhe dhe një rezultat akoma më të madh. Jam shumë i lumtur për lojtarët e mi. Curva Nord? Isha aty dhe po më thërrisnin. I kam falënderuar.
Më pas ai është ndalur të flasë edhe për një nga lojtarët më në formë, Ivan Perisic. “Perisic është një nga lojtarët më profesionistë që kam parë. Ai punon një orë më tepër se të tjerët, çdo ditë. Ai ka fizikun e një kali. Ai bën ca vrapime 60-70 metra dhe duket sikur toka tronditet kur ai të kalon.
“Nuk mendoj se skuadra vuajti në fund për shkak të lodhjes. Sampdoria shënoi dy gola nga dy kundërsulme. Është një ekip i fortë. Duhet t’i japë komplimentet e mia.”