Ivan Perisic, pas një vere të trazuar dhe stresuese, ka rinovuar kontratën e tij me Inter-in deri në vitin 2022: një sinjal i fortë për rivalët direkt. Kroati ka treguar cilësi shumë të mira sezonin e kaluar duke qenë lojtari vendimtar në disa ndeshje.
Kundër Spal-it, në javën e tretë të kampionatit, ka qenë autori i golit që i ka siguruar tri pikët e radhës zikaltëve. Një moment ky që Perisic ka dashur ta festojë me një postim në Instagram. Pikërisht poshtë imazhit të postuar nga lojtari i zikaltërve ka ardhur një mesazh i një tifozi të Juventus, që e ka ftuar atë të veshë fanellën bardhezi në të ardhmen. Përgjija e Ivan ka qenë: “Kurrë!”.