Interi raportohet se është duke biseduar me Ivan Perishiqin për vazhdimin e kontratës së tij deri në qershor të vitit 2023.
Kontrata e kroatit skadon në vitin 2022, por futbollisti 32-vjeçar ka qenë i dobishëm në krahun e majtë për trajnerin Antonio Conte.
Perishiqi arriti ta fitojë tripletën me Bayern Muenchenin në edicionin e kaluar, ndërsa ka ndihmuar Interin ta fitojë titullin e kampionit pas 11 vjet pritjeje.
Ai ka luajtur 29 ndeshje në Serie A, duke kontribuar me tri gola dhe pesë asistime.
Perishiq ka refuzuar ofertën e Hertha Berlinit në janar, pasi ishte i bindur se mund të ishte protagonist këtë edicion te Interi.