Mesfushori i Interit, Ivan Perishiç, është një ndër objektivat e Totenhem Hotspur. Trajneri i skuadrës angleze, Maurisio Poketino është i etur për të gjetur një sulmues të klasit të lartë dhe po përqendrohet te reprezentuesi i Kroacisë. Futbollisti është i vetëdijshëm për thashethemet dhe nuk mund të përjashtojë largimin gjatë verës prej Interit. “Unë nuk dua të flas për gjëra të tjera, unë luaj në Kupën e Botës. Do të shohim se çfarë ndodh kur të kthehem në Itali”, tha mesfushori. Sezonin e kaluar, Perishiç shënoi njëmbëdhjetë gola dhe bëri nëntë asistime në 37 paraqitje në Serie A. Kujtojmë se për shërbimet e lojtarit ka shprehur interesim edhe skuadra tjetër Mançester Junajted.