Portieri i Genoas, Mattia Perin, fatmirësisht është shëruar nga koronavirusi. Italiani ishte një nga të prekurit e parë tek klubi italian, i cili konfirmoi plot 22 raste me Covid-19. Gardiani në një intervistë për “La Repubblica”, insiston se ky virus është krijuar në laborator si dhe nuk ishte ai i pari që solli gripin në futbollin italian.
“Një javë para ndeshjes Napoli-Genoa unë shkova në Torino për të parë gruan dhe fëmijët e mi. Ka qenë data 21 shtator dhe bie në kundërshtim me atë që është thënë. Flitet se unë e kam marrë koronavirusin pikërisht atë ditë kur shkova atje, por nuk jam unë ai që e solla virusin në futbollin italian. Pas dy ditëve ne bëmë një tampon si gjithmonë. Rezultati erdhi ditën e nesërme në mëngjes dhe gjithçka ishte ok, por në darkë unë kisha ethe. Kjo është një sëmundje e paqartë, pasi ju mund të infektoheni në një taksi apo vetëm duke shtypur butonin e ashensorit. As specialistët nuk dinë shumë për Covid-19. Më lejoni të them se kaosi i ndeshjes mes Juventusit dhe Napolit nuk erdhi nga Genoa”, deklaron portieri.