Në bisedën që patëm me disa pronarë të këtyre shtëpive, u informuam se qëllimi kryesor pse “shkëputen” nga qyteti është qetësia, meqë edhe Dibra – sidomos pjesa qendrore e tij kanë probleme me zhurmën akustike dhe ndotjen e ajrit. Po ashtu, sipas tyre, meqë edhe pjesa periferike e qytetit nuk ka ndonjë largësi të madhe nga qendra, jep mundësi që të jetohet më mirë në periferi
Vjollca SADIKU
Dibër, 12 gusht – Çdo dekadë thuajse ka ndryshimet e saj dhe sikurse janë në kundërshtim njëra me tjetrën. Para shumë dekadave, qyteti i Dibrës nga kodrinat filloi të zbres në pjesën më të ulët të tij. Pjesa e sipërme e qytetit ishte e banuar me qytetarë të vjetër dibran, ndërsa në pjesën e poshtme të qytetit banonin familjet e ardhura nga rrethi i Dibrës. Sidomos vitet të para, kur filloi shpërngulja e popullatës në pjesën fushore dhe kur kodrat të bukura të bejlerëve dibran u lëshuan nga ana e familjeve elitare të saj, ata u vendosën në pjesët qendrore të qytetit aktual të Dibrës. Por, kohëve të fundit familje dibrane të cilët janë materialisht të fuqishëm – përcaktohen që ndërtimet të tyre të reja ti realizojnë në pjesët periferike të qytetit. Në këto pjesë tani thuajse janë bërë edhe lagje të vogla që dita ditës mbushen me shtëpi të reja dhe me arkitekturë moderne.
Bëhet fjalë për ndërtime, të cilët janë tejet të bukura dhe që japin një pamje të bukur daljes nga Dibra për në Mavrovë dhe nga daljes nga Dibra për në Strugë. Pjesa më e madhe e këtyre ndërtimeve individuale i takon mërgatës dibrane, por jo vetëm atyre. Sidomos ka ndërtime të cilët janë në pronësi të mërgimtarëve dibran që punojnë dhe jetojnë në SHBA, por edhe në disa shtet të tjera të Europës Perëndimore. Në bisedën që patëm me disa pronarë të këtyre shtëpive, u informuam se qëllimi kryesor pse “shkëputen” nga qyteti është qetësia, meqë edhe Dibra – sidomos pjesa qendrore e tij kanë probleme me zhurmën akustike dhe ndotjen e ajrit. Po ashtu, sipas tyre, meqë edhe pjesa periferike e qytetit nuk ka ndonjë largësi të madhe nga qendra, jep mundësi që të jetohet më mirë në periferi.
Në pjesën të daljes nga Dibra për në Strugë aty ku kishte shtëpi individuale banimi të ndërtuara nga dibranët, kohëve të fundit u bashkëngjitën edhe shtëpi të tjera të ndërtuara nga mërgimtarë. Aty ku është stadium i qytetit, por edhe pjesa për rreth tij, pritet të ketë ndërtime të reja individuale. I njëjti interes ndodhi edhe me pjesën e daljes nga Dibra për në Mavrovë në afërsi të fshatit Rajçicë. Edhe këtu, nga dita në ditë lindin ndërtime të bukura të cilët i japin një pamje mahnitëse kësaj pjese periferike të Dibrës. Lokacionet, të cilët i përmendëm janë tërësisht të urbanizuara dhe atje mundësohen ndërtime të cilët plotësojnë normat ligjore dhe përcaktimet e planit urbanistik të qytetit të Dibrës.
Ndërtimet në fjalë poashtu mundësojnë edhe zgjerimin të qytetit. Tani pjesët periferike bëhen vendbanime të tëra dhe atje shumë shpejt do të ketë nevojë edhe për hapjen e rrjetit tregtar dhe objekteve të tjera shërbyese në interes të banorëve në fjalë. Por, nga ana tjetër, kur bëhet fjalë sidomos për ndërtimet në dalje të Dibrës drejt Strugës, bujqit shpeshherë kanë reaguar dhe reagojnë. Këtu në shënjestër është toka pjellore, e cila para shumë viteve ka dhënë edhe rendimente të mira bujqësore. Sidoqoftë, popullata shtohet dhe periferia e Dibrës merr pamje të re edhe atë në përputhje me ndërtimet moderne që i takojnë kohës në të cilën jetojnë. (koha.mk)