Po vazhdon të digjet pylli në hapësirën mbi fshatin Kondovë. Ndërkohë që aktualisht është duke fryrë erë dhe herë pas here ka edhe pika të shiut, raporton SHENJA. Nga minarja e xhamisë së fshatit u është bërë thirrje banorëve që të dalin dhe të ndihmojnë për ta shuar zjarrin, i cili po i rrezikon banorët që jetojnë në afërsi. Ky zjarr është rindezur sot në orët e mbrëmjes pas nisjes së erërave. Vatrat e zjarrit kanë qenë aktive edhe më herët.