Dibër, 9 prill – Edhe pse në fillim të këtij muaji filloi transportimi i qengjave të blegtorëve dibran nga kompanitë që merren me blerjen dhe therjen e tyre, deri tani janë shitur vetëm gjysma e qengjave të paraparë për t’u therë nga blegtorët dibran.
Kryetari i shoqatës së blegtorëve dibran “Dashi”, Skënder Ame, informoi se deri tani janë shitur vetëm afër 5 mijë gjengja për tregun e jashtëm. Edhe pse ishte planifikuar shitja e 10 mijë qengjave të blegtorëve nga komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, Ame tha se kompanitë “Stokopromet” nga Shkupi dhe “Setra” nga Kavadari që bënë transportin e qengjave përfunduan me blerjen e vetëm 5 mijë qengjave – aq sa kanë pas kërkesë. Edhe 5 mijë të tjerë që na kanë ngelë pa shitur e që janë të planifiikuar për shitje do të plasohen në tregun dibran, respektivisht në thertoret apo individualisht. “Në krahasim me vitet të kaluara, ku kërkesat për qengjat dibran ishte tejet i madh, sivjet situata është ë kundërta dhe shkak për këtë është situata me koronavirusin që ka kapluar mbar botën”, thotë Ame. Ndërkohë, pesë mijë qengja femra i kanë lënë për tu shtuar kopetë e dhenve.
Kryetari i shoqatës së blegtorëve në fjalë thotë se ka blegtorë, të cilëve u kanë ngelur thuajse shumë qengja të planifikuara për shitje. Ata tani ballafaqohen edhe me mungesë edhe të ushqimit për bagëtitë. “Jemi të kënaqur nga subvencionet qeveritare pasi tani – një kilogram peshë e gjallë u shit me çmim tejet të ulët – 120 denarë, mirëpo subvencionet e zbusin këtë çmim tejet të ulët. Gjithashtu edhe subvencionet për mbajtjen e qengjave femra ndikojnë pozitivisht për përkrahjen e blegtorëve të cilët kanë probleme të shumta”, thotë Skender Ame. (V.S)