Nivelet e pothuaj të gjithë lumenjve në Maqedoni janë nën mesataren për shtator, tregon matja e sotme hidrologjike e DPHM. Zvogëlim drastik u regjistrua në Drinin e Zi në vendin Lozhan, prej 102 centimetrave mesatare në 24 centimetra.
Nivelet e Pçinjës te Banja e Katllanovës, Bregallnicës në Berovë, Cërna Rekës në Novaci dhe të lumit Sateska në Botun janë më shumë se të përgjysmuar, ndërsa ulje të nivelit të ujit ka edhe te Vardari në Jegunovc, Shkup – Zajçev Rid, Veles dhe Demir Kapi, si dhe te Treska në Makedosnki Brod.
Është rritur vetëm niveli i ujit të lumit Strumicë në Sushevë.