Tiranë, 18 tetor – Dalja në dritë e përgjimeve të drogës së grupit të Habilajve, në të cilat implikohej edhe ish-Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri ka zyrtarizuar krijimin e frontit të përbashkët opozitar kundër krimit, njofton “Oranews”.
Përfaqësuesit më të lartë të dy partive më të mëdha opozitare shqiptare PD dhe LSI dhe partive të tjera parlamentare aleate të PD zhvilluan sot një tryezë takimi pas të cilës dolën në një deklaratë të përbashkët e cila në themel ka një kërkesë të vetme, largimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
“Kriminalizimi i zgjedhjeve të 25 qershorit përmes parave të drogës dhe përfshirjes së kriminelëve dhe bandave është provuar tërësisht me faktet tronditëse të ditëve të fundit të cilat janë asgjësuese dhe pa asnjë ekuivok. Demokracia në Shqipëri ndodhet në një moment kritik dhe në një udhëkryq tepër të rrezikshëm pasi qeveria është bërë frymëzuese dhe mbështetëse kryesore e trafiqeve dhe veprimtarisë kriminale duke tronditur nga themelet sigurinë individuale të çdo qytetari dhe të shtetit në tërësi”, thuhet në këtë deklaratë.
Partitë opozitare shqiptare në deklaratën e tyre kanë theksuar se ky moment shumë i vështirë që po kalon