Shkup, 29 janar – Nga EVN-Maqedoni lidhur me protestën kanë theksuar se çmimin e energjisë elektrike e përcakton Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe se janë të pabaza ankesat se vetëm qytetarët e Maqedonisë paguajnë për kyçje në rrjetin elektrik. “Sipas informatave të para, protestat e këtyre qytetarëve janë ndikuar dhe organizuar nga ana e ish të punësuarve në EVN, të cilët janë zbuluar se manipulojnë dhe dëmtojnë shfrytëzuesit e rrymës elektrik. Një pjesë e tyre që janë organizatorë të protestës, janë kapur duke vjedhur rrymë elektrike dhe kanë padi penale për mospagesë në kohë të rrymës elektrike. Kërkesat e tyre janë të paqarta dhe janë për raste individuale dhe secili prej tyre mund të marrë përgjigje konkrete dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve eventuale përmes zyrave të EVN-në. Çmimin e rrymës elektrike nuk e përcakton EVN, por as konsumimin. Faturat janë të larta lidhur me atë se kush sa ka harxhuar. Në çdo moment qytetari mund të marrë sqarim për rrymën e harxhuar. Nuk është e vërtetë se vetëm në Maqedoninë Perëndimore paguhet çmim i lartë për kyçje të re të rrymës elektrike. Çmimi për kyçje të re është i njëjti në të gjithë shtetin. Manipulimet dhe gënjeshtra janë akuzat se vetëm në Maqedoninë Perëndimore paguhet më shumë për kyçje. Trajtimi për të gjithë është i barabartë dhe nën monitorim të trupave rregullatorë”, tha për gazetën KOHA, Atanas Kovaçevski, zëdhënës i EVN-së. (U.H)