Fotot e postuara online nga Stephen Crowley, kanë lënë pa fjalë mijëra njerëz. Shumica e kanë akuzuar se është një baba i keq, pasi e ka vënë vajzën e tij në vende dhe situata të rrezikshme. Kritikave ai u është përgjigjur në një intervistë për mediat britanike. Ai thotë se, në vitin e parë Hannah ishte e sëmurë dhe ai humbi shumë momente me të. Tashmë që shëndeti i saj është përmirësuar, ai ka krijuar në Photoshop disa momente të veçanta. Për shkak se sëmundja e saj është e rrallë, i ati thotë se, në këtë mënyrë ka mbledhur miliona donacione për shërimin e vajzës së vogël.