Fjolla Morina është emër i dashur për publikun.
Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale, përmes të cilave zbulon më të rejat rreth saj, shkruan lajmi.net.
Së fundi, në llogarinë e saj në Instagram, Fjolla e ka lënë të hapur opsionin e pyetjeve nga fansat.Një prej tyre e pyet “A je beare”, kurse këngëtarja i përgjigjet me “Pak ashtu, pak kështu”.
Kujtojmë që Fjolla ka paralajmëruar projektin me titull “Fustani”, të cilin këto ditë po e finalizon.