Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot do të informojë për përgatitjen për ratifikimin dhe implementimin e Konventës së Stambollit – miratim i politikave dhe praktikave më të mira për eliminimin e dhunës ndaj grave. Përveç ministres së Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, në konferencë për shtyp është paralajmëruar pjesëmarrja edhe e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari dhe koordinueses së përhershme të KB-së dhe përfaqësuese e Programit për zhvillim të KB-së, Luiza Uinton.