Përfunduan përgatitjet për takimin e marsit të KE-së

4

Bruksel, 25 shkurt – Përfunduan përgatitjet për takimin e marsit të Këshillit Evropian. Zv/presidenti i Komisionit Evropian, Marosh Sefçoviç tha se në diskutimin e gjatë në Bruksel, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare shprehën mbështetje për metodologjinë e re të zgjerimit dhe për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Qasja e re e Komisionit Evropian u mirëprit nga të gjitha shtetet anëtare. Dëgjova mbështetje të madhe nga të gjithë edhe për tre synimet për vitin 2020: metodologjinë e rishqyrtuar, hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe propozimet për fokusim të fuqishëm në zhvillim dhe në Sundimin e së drejtës. Konkluzioni i përgjithshëm ishte se anëtarësim i plotë i Ballkanit Perëndimor, bazuar në meritë, është edhe interesi ynë gjeostrategjik. Andaj do ta intensifikojmë prezencën tonë në Ballkanin Perëndimor që ta tejkalojmë dallimin ekonomik mes nesh- deklaroi Marosh Sefçoviç, Zv/President i Komisionit Evropian, transmeton gazeta KOHA.

Sekretarja Shtetërore kroate, Andreja Zgombiç tha se paralelisht me metodologjinë e zgjerimit, Komisioni Evropian po punon në progres raportet për dy shtetet, që do të publikohen në fillim të marsit.

Diskutuam rreth metodologjinë së propozuar nga Komisioni Evropian që shkon paralelisht me përgatitjen e raport progresive për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Presidenca kroate synon t’i mbajë dy proceset paralelisht, duke shikuar të krijojë kushte që të merremi vesh për vendim pozitiv kur bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në të ardhmen do të jemi shumë aktiv në këtë- tha Andreja Metelko Zgombiç, Sekretare Shtetërore për Çështje Evropiane e Kroacisë.

Takimi i krye- diplomatëve në Bruksel vjen vetëm një ditë pas takimit me homologët nga Ballkani Perëndimor, për tejkalimin e dallimeve rreth hapjes së negociatave për anëtarësim.(koha.mk)

Comments are closed.