Një takim rreth dy orësh ndërmjet krerëve të LDK-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje ka përfunduar para pak minutash.
Zyrtarët e asnjërës parti nuk janë deklaruar për mediat.
Takimi është mbajtur në kuadër të bisedimeve për formimin e një koalicioni parazgjedhor, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Ky takim erdhi vetëm pak kohë pasi LDK mori vendim që kandidate për kryeministre të jetë Vjosa Osmani.
Në takim të pranishëm ishin kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe e nominuara për kryeministre, Vjosa Osmani, ndërsa, nga Vetëvendosje kryetari Albin Kurti si dhe Besnik Bislimi dhe Glauk Konjufca.