Ai e ka pranuar që ka pasur defekte brenda institucioneve, të cilat sipas Veselit kanë lënë hapsirë për gabime sikur ato të djeshmet.
“Jemi krerët e institucioneve pasi kemi përgjegjësi, në këtë moment kam një mesazh mesazh: Ka pasur defekte brenda institucioneve tona të cilat kanë lënë zbrazëti dhe kanë ndodhur gabime si dje. Dua të siguroj të gjithë qytetarët dhe të gjithë ata që qëndrojnë në Kosovë, se nuk do të ndodhë më asnjëherë kurrë diçka e tillë. Ka qenë gabim, e dëmshme për qytetarët, dhe të njejtën kohë po marrim të gjitha masat që të shkojmë deri në fund kësaj teme”, ka thënë Veseli pas takimit.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të kenë besim te institucionet.
“Qytetarët të kenë besim në shtetin tonë dhe institucionet tona. Kurrë ma shumë nuk na duhet besimi i tyre”, përfundoi Veseli.
Kurse, Haradinaj, Limaj dhe zyrtarët e tjerë nuk kanë pranuar të flasin.
I pari që është larguar nga ky takim ka qenë Hashim Thaçi, që nuk ka folur për media. /Lajmi.net/