Shkup, 18 tetor – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut sonte u takua me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Sipas burimeve nga BDI-ja, në qendër të vëmendjes thuhet se ka qenë qenë zhgënjimi nga mosmarrja e datës për hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Burimet e njëjta pohojnë se dy bashkëbiseduesit kanë nënvizuar përkushtimin për të avancuar procesin e reformave në prag të anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancën ushtarake të NATO-s.