Shkup, 5 shtator Vizitorët mund deri të dielën të freskohen dhe të argëtohen në “Vip akua parkun” në Shkup. Sezoni i verës në këtë park përfundon të dielën, më 9 shtator.
Nga “Vip akua park”, që është pjesë e kompleksit të Qendrës sportive “Boris Trajkovski”, për sezonin e ardhshëm paralajmërojnë mundësi të reja për vizitorët. Përveç përmbajtjeve ditore argëtuese, akua parku do të mund të merret me qira në orët e mbrëmjes për ahengje të ndryshme.
Nga e hëna për të gjithë gratë dhe vajzat do të ketë edhe një aktivitet argëtues në sallën Vip pilates dhe qendrën e aerobikut të QS “Boris Trajkovski” – ushtrime me Top forma. Salla është e pajisur me pajisje moderne dhe sipas standardeve botërore.