Shkup, 13 prill – Sezoni i ngrohjes 2017/2018 filloi më herët se zakonisht më 7 tetor 2017. Zakonisht zgjat nga 15 tetori deri më 15 prill të vitit të ardhshëm kalendarik dhe mund të fillojë më herët ose të zgjatet, por më së shumti deri në 30 prill, varësisht nga kushtet e motit, gjegjësisht nëse sipas DPHM-së, nëse temperatura mesatare e parashikuar e jashtme për ditën tjetër është e barabartë ose më e vogël se 12 gradë Celsius.
Në periudhën e ardhshme, “Furnizim me ngrohje Ballkan Enerxhi” SHPKNJ Shkup, siç është kumtuar, do të kryejë shlyerjen e llogarive që konsumatorët do t’i marrin për majin, qershorin dhe korrikun, në bazë të sasisë së energjisë së shitur të ngrohjes gjatë sezonit të ngrohjes, gjegjësisht do të bëhet shlyerje midis energjisë së parashikuar dhe asaj realisht të shitur të ngrohjes. Lartësia e faturave të shlyera është e ndryshme për çdo klient dhe varet nga karakteristikat dhe efikasiteti energjetik i ndërtesës dhe natyrisht nga sasia e ngrohjes në përputhje me kushtet e motit të jashtëm.
Konsumatorët gjatë sezonit të ngrohjes në faturat mujore marrin të dhëna për energjinë e konsumuar të ngrohjes. Nëse në fund të sezonit të ngrohjes është shpenzuar më shumë energji termike se paraprakisht e parashikuara e cila është llogaritur avancë atëherë diferenca do të shpërndahet në tre këste të barabarta dhe faturim përkatës për muajt maj, qershor dhe korrik. Por në qoftë se konsumatori me faturat avance për energji të ngrohjes të cilat dorëzohen nga muaji gusht deri në prill, ka avansuar më shumë se energjia realisht e konsumuar, atëherë diferenca do të kthehet në llogarinë e tij bankare, në qoftë nuk ka borxhe të mbetura.
Në përputhje me rregulloren ligjore, faturat për energji termike përbëhen prej pjesës të caktuar fiks, e cila paraqet kompensim për fuqi të angazhuar të ngrohjes dhe pjesës variabile që është kompensim për energjinë e konsumuar termale Konsumatorët që e paguajnë ngrohjen në 12 këste mujore nga gushti i këtij viti deri në prill të vitit të ardhshëm, marrin faturat mujore në të cilat përveç pjesës fikse, u llogaritet edhe kompensim i ndryshueshëm avancë. Për muajt maj, qershor dhe korrik 2018, këta konsumatorë do të marrin fatura në të cilat është bërë shlyerje e pjesës variabile dhe pjesës fikse në përputhje me rregulloren ligjore.