Ka përfunduar sërish pa rezultat takimi mes kryetarit të VV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa për formimin e qeverisë së re në Kosovë.
Pas takimit zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa ka thënë se dy kryetarët do të takohen sërish nesër ndërsa është shprehur se nuk ka detaje se për çfarë është diskutuar sot.
Takimi Kurti-Mustafa ka ardhur pas mbledhjes së Kryesisë së VV-së e cila është mbajtur sot, ndërsa dje LDK ka thënë se janë të gatshëm për të vazhduar negociatat.
Kurti dje ka propozuar emrat e kandidatëve për ministra dhe një zëvendëskryeministri ndërsa të njëjtën e ka kërkuar edhe nga LDK-ja.