Para pak minutash ka përfunduar seanca e parë dëgjimore ndaj tre të dyshuarve për terrorizëm, të cilët ishin në mesin e 110 personave të kthyer dje nga Siria.
Arijan Kryeziu, Visar Qukovci dhe Agon Misini u sollën mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Prishtinës nën masa të rrepta të sigurisë.
Arjan Kryezit ka refuzuar mbrojtjen dhe ka zgjedhur të mbrohet në heshtje, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, masa e paraburgimit prej 30 ditësh i është caktuar Rexhë Tafajt, të miturit që dje e mbajti seancën në gjykatë.
Këta persona po dyshohen për pjesëmarrje në terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftra jashtë territorit të Kosovës.
Kujtojmë që dje janë rikthyer 110 shtetas të Kosovës nga zonat e luftës në Siri, 32 gra dhe 74 fëmijë dhe katër burrat e dyshuar për terrorizëm.