Shkup, 30 tetor – Prokuroria speciale publike në seancën e sotme për lëndën “T.N.T.”, për shembjen e kompleksit banesor-afarist “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski, përfundoi me paraqitjen e dëshmive materiale, Gjykatësi Ognen Stavrev, seancë të re për lëndën “T.N.T.” caktoi për më 15 nëntor, kur mbrojtja duhet të paraqesë vërejtje ndaj dëshmive të PSP-së, ndërkaq do të thirren edhe pes dëshmitarë.
Prokurori i PSP-së, Burim Rrustemi, në seancën e sotme përfundoi me leximin e hollësishëm të 129 nga gjithsejt 684 dëshmitë, që janë me rëndësi thelbësore për këtë lëndë. Me atë rast, ai prezantoi kontrata, anekse, vendime, kërkime të mendimit dhe elaborate lidhur me kompleksin “Kosmos”, si dhe porositë SMS mes ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe tani të ndjerit, Fidanço Ilievski që i përkasin rrënimit të kompleksit “Kosmos”.
Avokatja Tanja Poposki – Buloski kërkoi përjashtim të ekspertit Mirosllav Gërçev, dhe siç tha, arsyet për atë do t’i paraqesin dhe mbështesin me dëshmi në seancën e ardhshme.
Në seancën e sotme për “T.N.T.” krahas Janakieskit dhe Trajkovskit, i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
Sipas aktakuzës së PSP-së për rastin “T.N.T.” të akuzuarit në vitin 2011 kryen vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos”të biznesmenit Fijat Canovski.