Shkup, 30 nëntor – Basketbollisti i talentuar shqiptar Alaudin Mustafa nuk është më pjesë e skuadrës “Trakja” nga Edrene e Turqisë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Mustafa në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.
“Të nderuar familjar, miq, shok, dhe dashamir të sportit, dua që nëpërmjet këtij postimi në faqen time te ‘Facebookut’ të ju njoftoj se Kampionati Shtetëror i Kolegjeve ku unë garoj plot një sezon e gjysmë na njoftuan se për këtë vit, sezoni definitivisht ndërpritet. Në mbledhjen e fundit që mbajtën në Ankara udhëheqësit e Federatës së Basketbollit të Turqisë ku kanë marr vendimin për ndërprerjen e kampionatit shtetëror te kolegjeve ku edhe un si anëtar i K. B. TRAKJA të Edrenesë marr pjesë dhe ndërpres kontratën ligjore të cilën e kam pas nënshkruar, ashtu që prej datës 25/12/2017 jam lojtar i lirë. Falënderoj Dekanin, drejtorin Hakan Tuna dhe ndihmësin e tij Xhem Kurt, bordin dhe sponsorët e klubit, një falënderim i veçantë për trajnerin tim Kenan Evren Eytish i cili ishte gjithmonë i palodhshëm në përkrahjen time, falënderoj shokët dhe simpatizuesit e klubit që ishin në mirëkuptim dhe korrekt gjithmonë ndaj meje dhe dhashë Zoti të shihemi vitin tjetër në sezonin e ri në vendin tuaj ku gjithmonë me thatë se i kam dyert e hapura”, ka shkruar Mustafa, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e KB Shkupi dhe KB “Rabotniçki”.